Një polic veteran është shkarkuar nga puna, pasi kishte urdhëruar kolegen që ta qëllojë një grua me revole elektrike, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.
Rreshteri Kenneth Pierce, veteran në policinë e Teksasit me një përvojë 22-vjeçare, është shkarkuar pasi kishte autorizuar përdorimin e forcës së tepruar gjatë tentim arrestimin e një gruaje, që është cilësuar si veprim i “papranueshëm”, transmeton Telegrafi.
Incidenti kishte ndodhur, kur Pierce dhe kolegia e tij iu përgjigjen një telefonate në të cilin pretendohej se po ushtrohej dhunë fizike në një familje.
Dhe pasi që u shfaqen para derës së saj dhe i kërkuan që t’ua tregoj letërnjoftimin, Pierce në një moment humb durimin dhe fillon të shfaqet i dhunshëm dhe urdhëron kolegun që ta përdor revolen elektrike (elektroshok).
Pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në uniformën e policisë, shfaq momentin kur viktima largohet nga policët duke refuzuar t’ua tregojë letërnjoftimin.
“Jam i bindur se kushdo që e sheh këtë video, përfshirë pjesëtarët e policisë, do të pajtohen që urdhri i policit dhe sjellja e tij dhe kolegut të saj janë të papranushme”, ka deklaruar shefi i policisë Fitzgerlad.
“Ne jemi krijuar si polici për t’i zgjedhur problemet. Ndërsa Pierce ka reaguar krejtësisht në mënyrë të kundërt, dhe me veprimin e tij rrezikoi jetën e gruas por edhe të koleges së tij”, ka shtuar zyrtari policor. /Telegrafi/