Site icon Telegrafi

Sharjet, fyerjet e tentimet për përleshje fizike, ambasada finlandeze në Kosovë e shqetësuar me zhvillimet në Kuvend

Ambasada e Finlandës është shprehur thellësisht e shqetësuar për sjelljen dhe gjuhën e përdorur në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se Kuvendi i Kosovës është vendi ku miratohen të gjitha ligjet, ratifikohen traktatet ndërkombëtare.

“Në këto kohë të vështira, kur qytetarët e Kosovës po luftojnë me COVID 19, Ambasada e Finlandës shpreson për një lloj tjetër standardesh nga akterët e zgjedhur nga qytetarët e tyre. Uniteti dhe bashkëpunimi është shumë i nevojshëm tani”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Sharje, kërcënime e tentim për përleshje fizike – gjithçka që ndodhi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës

Ambasada citon një thënie të Aristotelit “Çdokush mund të zemërohet – kjo është e lehtë. Por të jesh i zemëruar me personin e duhur, në shkallën e duhur, në kohën e duhur, për qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur – kjo nuk është e lehtë”.

Ndryshe, në seancën e së enjtes ka pasur përplasje në mes pozitës dhe opozitës pas deklaratave për Gjykatën Speciale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version