Site icon Telegrafi

Sharec: Maqedonia e Veriut meriton nisjen e bisedimeve me BE-në

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec sot në Bruksel tha se Maqedonia meriton të merr dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve me BE-në.

Ai paralajmëroi edhe për pasojat e mundshme në qoftë se Maqedonia nuk merr datë për nisjen e bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse Maqedonia sot nuk merr dritë të gjelbër, punët mund të jenë të ‘paparashikueshme'”, deklaroi Sharec para fillimit të takimit të liderëve në Bruksel, ku njëra prej temave do të jetë edhe zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Sipas tij, do të ishte mirë nëse BE i përmbush premtimet për Maqedoninë dhe Shqipërinë./Telegrafi/

Exit mobile version