Suspendimi prej dy vitesh i tenistes Maria Sharapova është reduktuar këtë të martë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
Fituesja e pesëfishtë e Grand Slam nuk do të mund të luajë në 15 muajt e ardhshëm, shkruan BBC. Sharapova kështu do të mund t’i kthehet tenisit më 26 prill 2017, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se ky suspendim ndaj tenistes ruse ishte bërë pasi ajo kishte dalë pozitiv në testin e dopingut.
“Po numëroj ditët deri te koha kur të rikthehem. Në shumë mënyra, ndjej se diçka që dua është shkëputur nga unë, por do të ndjehem shumë mirë kur të kthehem.”
“Tenisi është pasioni im që po më mungon shumë”, ka thënë Sharapova.