Shaquille O’Neal mund të ketë qenë qendra më dominuese në historinë e NBA-së dhe një nga personazhet më të diskutueshëm për aftësinë e tij me komentet. Ish-lojtari nuk i grin fjalët, gjë që dhe e tregon çdo ditë si komentues basketi.
Megjithatë, deri më tani, rrallë e kishim parë gjigantin e Newark-ut me rrëfime si ato që ai bëri në një intervistë për “GQ”.
Katër herë kampioni i NBA-së dhe fituesi i tre MVP-ve të finaleve siguroi se nuk ishte vizituar te një mjek për më shumë se një dekadë: “Kur luani, shkoni te mjeku për t’u kontrolluar dhe për të bërë një ekzaminim fizik, apo jo? Por unë nuk kam luajtur për 11 vjet, kështu që nëse nuk do të luaja, pse duhet të shkoja te mjeku, apo jo?”.
Çfarë është apnea e gjumit? Gabim, siç ka rrëfyer edhe vetë Shaq. Në vizitën e tij të parë, ish-qendra e Magic, Lakers, Heat, Suns, Cavs dhe Celtics, mori një surprizë që mund të ishte fatale për të. “Kur u ktheva te mjeku pas kaq shumë kohësh, kishte disa gjëra që as nuk i dija. Mjeku më tha: “Hej njeri, ti ke apnea gjumit. Kjo është një sëmundje, e cila mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut ose goditje në tru dhe ju mund të vdisni”.
Qershorin e kaluar 2021, ish-ylli i NBA-së rrëfeu gjithashtu ndryshimin e tij në zakonet e të ngrënit, pas vështirësive që kishte përjetuar në vitin 2020 me vdekjen e Kobe dhe motrës së tij, gjë që e bëri atë të mos dëshironte të bënte asgjë më shumë se të shikonte Netflix dhe të hante.
Gjithçka ndryshoi kur ai pa veten në pasqyrë dhe zbuloi se dukej si “një plak rreth 70 vjeç me muskuj kudo. “Fillova të haja më mirë. Haja vetëm sanduiçe. Për drekë, për darkë, për snacks… Mirëpo vitin e kaluar nuk munda të flija, u ngrita dhe i bëra vetes një sanduiç në orën 3 të mëngjesit. Kuptova se nuk mund të vazhdoja kështu” – tregon ai.
Gjatë gjithë këtij procesi, O’Neal ka ndryshuar totalisht trupin e tij, pasi humbi 10 kilogramë: “Tani ha vetëm fruta, proteina, sallata, peshk, pulë, shparg dhe perime të tjera. Të gjitha në pjesë shumë të vogla dhe kam filluar të shoh gjëra si një paketë gjashtëshe, të cilën nuk e kam parë që kur isha në Miami në 2006”. /Telegrafi/