Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm mbrëmë në ndeshjen miqësore Zvicër – Bjellorusi 1-0.
Gjilanasi depërtoi nga krahu i djathtë dhe me një goditje të fortë mposhti portierin kundërshtar duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.
Pas ndeshjes, ylli nga Gjilani ka folur për golin e shënuar dhe fitoren e arritur edhe pse ishte ndeshje miqësore.
“Për herë të parë golin e pashë në ekranin e stadiumit, por jo edhe aq qartë”.
“E pash topin që preku në rrjetë brenda dhe u gëzova pasi e kisha gjuajtur bukur topin”, deklaroi Shaqiri për ‘Blick’ pas ndeshjes.
https://www.youtube.com/watch?v=43gUSRw9aP0
Tutje fituesi i Ligës së Kampionëve me Bayernin, ka zbuluar edhe golin më të mirë në karrierën e tij.
“Është e vështirë ta zgjedh golin më të mirë në karrierën time. Por besoj që është ndaj Polonisë, ishte gol tejet i bukur dhe shumë i rëndësishëm”, tha Shaqiri.
Xherdani edhe këtë edicion ka marrë çmimin e golit të vitit tek skuadra e tij Stoke City.
Ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Hull Cityt. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fY5iCxWUpXs