Telegrafi

Shaqiri vjen me një driblim magjik, trullos mbrojtësin e Man Cityt (Video)

Xherdan Shaqiri ka bërë një lëvizje të mirë dribluese në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Manchester City ka fituar në udhëtim te Stoke City me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Ligës Premier.

Fitorja e Qytetarëve erdhi falë dy golave të shënuara nga mesfushori spanjoll, David Silva, i cili shënoi nga një në secilën pjesë.

Lexo po ashtu Man City sigurt drejt titullit në Ligën Premier, fiton në udhëtim te Stoke City

Megjithatë, paraqitje të mirë pati edhe ylli me prejardhje nga Kosova, Shaqiri, i cili bërë një driblim të mirë në këtë ndeshje.

Zinchenko ishte viktima e Shaqirit (Getty Images)

Djaloshi nga Gjilani dribloi mbrojtësin e Cityt, Oleksandr Zinchenko, të cilit ia futi topin mes këmbëve afër vijës këndore.

Lexo po ashtu Shaqiri: Është stinori më i mirë në karrierën time, nuk jam i kënaqur me gjendjen e klubit

Ky driblim i Shaqirit mori ovacione dhe duartrokitje të mëdha nga gjithë tifozët vendas.

Ndryshe, 26-vjeçari është duke e përjetuar një sezon të mirë në aspektin individual pasi deri më tani ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/