Xherdan Shaqiri ka bërë një lëvizje të mirë dribluese në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.
Manchester City ka fituar në udhëtim te Stoke City me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Ligës Premier.
Fitorja e Qytetarëve erdhi falë dy golave të shënuara nga mesfushori spanjoll, David Silva, i cili shënoi nga një në secilën pjesë.
Megjithatë, paraqitje të mirë pati edhe ylli me prejardhje nga Kosova, Shaqiri, i cili bërë një driblim të mirë në këtë ndeshje.
Djaloshi nga Gjilani dribloi mbrojtësin e Cityt, Oleksandr Zinchenko, të cilit ia futi topin mes këmbëve afër vijës këndore.
Ky driblim i Shaqirit mori ovacione dhe duartrokitje të mëdha nga gjithë tifozët vendas.
Ndryshe, 26-vjeçari është duke e përjetuar një sezon të mirë në aspektin individual pasi deri më tani ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/
Shaqiri: "English is a global language because English speakers have been global conquerors. It’s not about the quality of English nouns and verbs, it’s about the quality of English guns and money." pic.twitter.com/pv1rUU1C4F
— Zito (@_Zeets) March 12, 2018