Telegrafi

Shaqiri vjen me asistimin e javës në Ligën Premier nga gjysma e fushës (Video)

during the Premier League match between Brighton and Hove Albion and Stoke City at Amex Stadium on November 20, 2017 in Brighton, England.

Xherdan Shaqiri ka bërë një super asistim në ndeshjen e së hënës mbrëma.

Stoke City po luan si mysafirë i Brightonit në ndeshjen e fundit të javës së 12-të të kampionatit anglez.

Ekipi i sulmuesit anësor me prejardhje shqiptare, Shaqirit kaluan të parët në epërsi me anë të Maxim Choupo-Moting.

Lexo po ashtu Hughes: Shaqiri është lojtar i madh, ekipi ka ngritur nivelin falë tij

Ky gol i ish-sulmuesit të Schalkes erdhi në minutën 28-të të ndeshjes duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Lexo po ashtu Asistuesit më të mëdhenj në Ligën Premier deri tani – Silva i pari, Shaqiri në dhjetëshe (Foto)

Megjithatë, merita të mëdha pati Shaqiri, i cili bëri një super asistim nga gjysma e fushës, duke e përballur bashkëlojtarin e tij vetëm me portierin.

Ndryshe, ky ishte asistimi i pestë i gjilanasit deri më tani këtë sezon në Ligën Premier, teksa ka shënuar edhe dy gola. /Telegrafi/