Telegrafi

Shaqiri turpëron Gomezin në stërvitje, yjet e Liverpoolit qeshin pas veprimit të gjilanasit

Liverpooli po përgatitet për stinorin e ri në Ligën Premier, që do të filloj sot.

Skuadra e Jurgen Klopp ndeshjen hapëse të edicionin 2019/20 do ta zhvilloj para adhuruesve të vet.

Kundërshtari i parë i Liverpoolit do të jetë ekipi i rikthyer në Ligën Premier, Norwich City.

E në stërvitjen e fundit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është përkujdesur për të dhuruar shou.

Gjilanasi ka turpëruar mbrojtësin Joe Gomez, duke ia futur topin në mes të këmbëve.

Ky veprim i Shaqirit ka sjell të qeshur të mëdha në qendrën stërvitore të Liverpoolit.

Yjet si Mohamed Salah, Roberto Firmino, Virgil Van Dijk apo Dejan Lovren qeshën pafund pas këtij veprimi të Shaqirit.

Gjithsesi atmosfera te The Reds po duket e mirë para sfidës hapëse në Ligën Premier. /Telegrafi/