Futbollisti më i suksesshëm kosovar, Xherdan Shaqiri nuk do të qëndrojë gjatë në Stoke City.
Ish-anëtari i Interit dhe Bayern Munichut, ka bërë të ditur se është i lumtur me klubin e tij në Angli.
Por Shaqiri ka deklaruar se nuk do ta përfundoi karrierën në Stoke City, pasi dëshiron që në një të ardhme të afërt të luaj përsëri në Ligën e Kampionëve.
“Do të ishte naive për të menduar se do ta përfundoi karrierën në Stoke City. Un jam vetëm 25-vjeçar dhe do të largohem në një të ardhme të afërt”, deklaroi Shaqiri.
Por ai insiston se është i lumtur me jetën aktuale në Angli dhe klubin.
“Stoke është super, trajneri shumë i mirë dhe jemi në rrugën e duhur këtë vit në Ligën Premier. Kam shënuar tre gola por shpresojë të bëjë edhe më shumë”, tha gjilanasi.
“Dëshira ime është që të luaj përsëri në Ligën e Kampionëve në një të ardhme të afërt”, tha Shaqiri.
Kujtojmë që reprezentuesi zviceran mund t’i bashkohet Romës në janar pasi skuadra italiane është duke e kërkuar me ngulm atë.
Ai nuk ka përmendur emra të skuadrave se ku mund ta vazhdoi karrierën e tij në të ardhmen.
Mirëpo mediat angleze kanë shkruar se Roma pritet të jetë skuadra e ardhshme e Shaqirit. /Telegrafi/