Xherdan Shaqiri ka pasur një javë të çmendur teksa ka fituar për herë të dytë në karrierë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi shqiptar ka triumfuar me Liverpoolin kundër Tottenham Hotspurs gjatë fundjavës së kaluar me rezultat 2-0.
Ai ka treguar se si përjetoi javën e çmendur me festimet në Liverpool dhe ka treguar se i kishte “shpëtuar” jetën Jurgen Kloppit.
Klopp nearly fell off, he’s drunk off his head… 😂😂😭😭😭
pic.twitter.com/rtfuIt1wph— 𝔹𝕊 (@BSSLFC) June 2, 2019
“Ishte e pabesueshme, mbi 500 mijë tifozë në qytetin e Liverpulit, ndoshta edhe 750 mijë fansa”, tha ai dhe më tutje ka shtuar se “Njerëzit e kanë parë se çka do të thotë ky trofe për qytetarët e Liverpulit. Trofeu i parë i Ligës së Kampionëve në 14 vjetët e fundit. Ishte e pabesueshme për mua, kurrë nuk do ta harroj gjithë jetën”.
Ai gjithashtu e ka komentuar edhe skenën në të cilën trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pothuajse bie nga autobusit gjatë festimeve.
“Unë u ula pranë tij gjatë gjithë kohës. Në momentin që po rrëshqiste e ndihmova që mos të bije”, ka pohuar ai, transmeton blick.ch.
Ndryshe, Shaqiri nuk pritet të largohet gjatë verës nga skuadra angleze përkundër spekulimeve të mediave. /Telegrafi/