Telegrafi

Shaqiri: Te Interi ishin 50 lojtarë, shumë rrëmujë

STOKE ON TRENT, ENGLAND - NOVEMBER 29: Stoke player Xherdan Shaqiri emerges from the players tunnel before the Premier League match between Stoke City and Liverpool at Bet365 Stadium on November 29, 2017 in Stoke on Trent, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Xherdan Shaqiri ka qenë për gjashtë muaj futbollist i skuadrës së madhe italiane Inter.

Ylli nga Kosova iu bashkua Interit në afatin kalimtar të janarit nga Bayern Munich, por u largua në korrik në drejtim të Stoke Cityt.

Gjilanasi ka folur për mediat zvicerane për kohën e tij në Itali, duke thënë se ishte një moment i mirë për të pasi kishte edhe familjen afër.

“Shumë mendojnë se gjithçka shkoi keq në Inter, por jo pasi isha afër familjes sime”.

“Futbolli italian nuk ishte shumë tërheqës për mua dhe kjo ishte arsyeja që u largova”, tha Shaqiri.

Tutje reprezentuesi i Zvicrës kujton kohën kur u rikthye nga pushimet tek Inter, duke thënë se ishin 50 lojtarë në dhomat e zhveshjes.

Xherdan Shaqiri sa ishte pjesë e Interit (Foto /Getty Images)

“Kur u riktheva pas pushimeve në stërvitje ishte gjithçka lëmsh. Aty ishin 50 lojtarë që ishin rikthyer nga huazimet dhe klubi duhej t’i gjente ndonjë skuadër tjetër, shumë rrëmujë”.

Në fund Shaqiri ka treguar edhe arsyen që iu bashkua skuadrës angleze, Stoke City.

“Kisha luajtur në Gjermani dhe doja diçka të re për karrierën time. Kampionatin anglez e kisha konsideruar gjithmonë si më të fortin në botë”.

Xherdan Shaqiri duke festuar një gol të shënuar këtë edicion në Ligën Premier (Foto/Getty Images)

“Vendosa t’i bashkohem Stoke Cityt dhe tani jam shumë i lumtur këtu. Nuk e mendoj njëherë largimin”, ka përfunduar Shaqiri.

26-vjeçari ka zhvilluar 61 ndeshje me Stoke Cityn në Ligën Premier ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 13 asistime. /Telegrafi/