Xherdan Shaqiri ka kryer pushimet pas kampionatit botëror Rusia 2018.
Ylli nga Kosova menjëherë iu ka bashkuar Liverpoolit në stërvitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjilanasi është pritur shumë mirë nga tifozët e The Reds të cilët po presin shpërthimin nga ai.
Faqja zyrtare e Liverpoolit ka shkruar se Shaqiri pritet ta bëjë debutimin e tij në ndeshjen ndaj Manchester United.
Xherdan Shaqiri could make his #LFC debut tonight! 🔴🔴 pic.twitter.com/gJawO2VMPE
— Liverpool FC (@LFC) July 28, 2018
Por në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Unitedin, Xherdani është takuar me tifozë shqiptarë të Liverpoolit.
Disa tifozë shqiptarë kanë ndjekur stërvitjen e Liverpoolit, ndërsa pas përfundimit të saj Xherdani është afruar t’i përshëndesë.
Nuk kanë munguar fotot e Xherdanit me tifozët shqiptarë, ndërsa ai nuk ka hezituar të jap nënshkrimin e tij në flamurin kuq e zi të shqiptarëve. /Telegrafi/