Site icon Telegrafi

Shaqiri: Shqetësuese paralajmërimet për bomba në shkollat fillore

Periudhë jashtëzakonisht e sikletshme për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë qenë kët katër muajt e fundit me paralajmërimet e rreme për bomba nëpër shkolla tha, Jeton Shaqiri.

“Në këtë periudhë 4 mujore pothuajse mbi 90% e paralajmërimeve për bomba kanë qenë në shkollat e Qytetit të Shkupit. Fillimisht në muajt nëntor dhe dhjetor vetëm në shkollat e mesme të Shkupit, por me fillimin e gjymëvjetorit të dytë filluan edhe në shkollat fillore të Qytetit të Shkupit. Fillimisht ne e kemi parë nga procesi edukativo-mësimor. Ka filluar në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, në vitet e katërta të shkollave të mesme”, tha ministri i MASH, Jeton Shaqiri në “Klan Debat”.

Ai shtoi se situata është bërë më shqetësuese kur paralajmërimet e tilla kanë filluar të bëhen edhe në shkollat fillore.

“Paralajmërimet nuk kanë qenë me të njëjtin intensitet, nga të dhënat që i patëm ne, bëhej maksimumi për kompensim të orëve të humbura. Nuk kishte çdo ditë paralajmërime. Por me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, u shtuan paralajmërimet për secilën ditë dhe më shqetësuese ishte kur u paraqit si fenomen në shkollat fillore”, tha Shaqiri.

Exit mobile version