Telegrafi

Shaqiri shpëton Gjilanin nga humbja

Filonit Shaqiri ishte futbollisti kryesor i Gjilanit në dy ndeshjet e para në Superligë

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e javës së katërt në elitën e futbollit kosovar.

Gjilani ishte nikoqir i skuadrës së rikthyer në elitë, Vëllaznimit nga Gjakova.

Dy skuadrat në fund u ndanë në paqe, pasi barazuan 1-1.

Ishte sulmuesi Semir Zeneli që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 35-të.

Me epërsinë e gjakovarëve 0-1 përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Por Gjilani nuk u pajtua me humbje dhe gjatë gjithë ndeshjes kërkuan golin e barazimit.

Në minutën e 88-të, vendasit barazuan rezultatin.

Ishte kapiteni Filonit Shaqiri që shpëtoi Gjilanin nga humbja. /Telegrafi/