Stoke City pësoi humbje prej 2-1 në një ndeshje miqësore ndaj Sheffield United – skuadrës që bën gara në Championship (ligën e dytë angleze).
Pas dhjetë minutash lojë, Billy Sharp e zhbllokoi rezultatin duke shënuar gol për Sheffieldin.
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, e gjeti rrjetën në minutën e 36-të për ta barazuar rezultatin. Ramadan Sobhi ishte asistues. Me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë, kur po përfundote takimi (90’), David Brooks e shënoi golin e fitores për Sheffield United. /Telegrafi/