Liverpool ka bërë detyrën në përballje me Fulhamin duke e mposhtur me rezultat 2-0.
Liverpooli e nisi mirë ndeshjen dhe rrezikonte vazhdimisht portën e mysafirëve.
Fillimisht tentoi Xherdan Shaqiri por pa sukses, ndërsa dy raste të mira i pati edhe Mohamed Salah (16’-22’), por që nuk gjeti rrjetën.
Fulham rrezikoi në pjesën e parë me Ryan Sessegnon por Alisson nuk u befasua.
Në minutën e 41-të, Liverpooli organizoi një kundërsulm të shpejtë dhe gjetën golin.
Ishte egjiptiani Mohamed Salah që realizoi për 1-0, me të cilin rezultat përfunduan 45 minutat e para.
Pjesa e dytë nisi përsëri mirë për The Reds që gjetën dhe golin e dytë.
Andrew Robertson asistoi për mrekulli për Xherdan Shaqirin i cili shënoi një gol të bukur për 2-0.
Edhe pas golit të dytë skuadra e Jurgen Klopp vazhdoi sulmet, kur në minutën e 62 Robertson u gjend në pozitë të mirë, por që goditja e tij u ndal nga Rico.
Deri në fund të ndeshjes, më nuk pati gola dhe Liverpool arkëtoi tri pikë të vlefshme në përballje me Fulhamin.
Pas kësaj fitore, Liverpooli ngritët në pozitën e parë në tabelë me 30 pikë të tubuara, një më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në ndeshjen e ardhshme, Liverpool luan në Londër te Watford, ndërsa Fulham pret në shtëpi Southamptonin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Tw9FmhobUYM