Telegrafi

Shaqiri shënon gol të bukur, Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Fulhamit

Xherdan Shaqiri ka gjetur edhe njëherë golin me fanellën e Liverpoolit.

Mesfushori nga Kosova, ka realizuar në përballje me Fulhamin.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Liverpool kaloi në avantazh me golin e Mohamed Salah.

E me të filluar pjesa e dytë, Shaqiri ka shënuar golin për 2-0.

Ishte mbrojtësi skocez Robertson që asistoi bukur në zonë, ndërsa Shaqiri realizoi me të parën për 2-0.

Ky ishte goli i dytë i gjilanasit me fanellën e The Reds në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/