Xherdan Shaqiri ka gjetur edhe njëherë golin me fanellën e Liverpoolit.
Mesfushori nga Kosova, ka realizuar në përballje me Fulhamin.
Pas përfundimit të pjesës së parë, Liverpool kaloi në avantazh me golin e Mohamed Salah.
E me të filluar pjesa e dytë, Shaqiri ka shënuar golin për 2-0.
Ishte mbrojtësi skocez Robertson që asistoi bukur në zonë, ndërsa Shaqiri realizoi me të parën për 2-0.
Ky ishte goli i dytë i gjilanasit me fanellën e The Reds në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qtQ8jhygUGk