Telegrafi

Shaqiri, Rashica dhe Hadërgjonaj ndër yjet që e uruan Muriqin për klubin e ri

(Foto: Screenshot/Facebook/Instagram/S.S.Lazio)

Pasi u zyrtarizua si lojtar i Lazios, Vedat Muriqi publikoi një dedikim për ish-klubin e tij, Fenerbahce.

Në postimin e tij, sulmuesi i Kosovës kujtoi çastet e mira me skuadrën dhe tifozët, duke thënë se do ta ruajë gjithmonë dashurinë për ish-klubin e tij.

Dhe në këtë publikim, 26-vjeçari ka marrë pëlqime të shumta dhe komente që ia kanë uruar angazhimin në Serie A.

Natyrisht se nuk mungonin urimet nga bashkëlojtarët te Kosova, por edhe nga shqiptarët që luajnë anekënd dhe që kanë reprezentuar përfaqësuese të tjera.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi mesazh Fenerbahces: Faleminderit për dashurinë unike dhe ndjenjat e papërsëritshme

“Suksese vëlla”, është urimi i Milot Rashicës në shqip, derisa Xherdan Shaqiri i ka uruar shumë fat në italisht.

Florent Hadërgjonaj është futbollisti i radhës që e ka uruar Muriqin, i cili ka marrë urime të shumta edhe nga yjet e estradës sonë. /Telegrafi/