Telegrafi

Shaqiri: Qëndruam të qetë pavarësisht disavantazhit, treguam se jemi rritur si skuadër

Stephan Lichtsteiner dhe Xherdan Shaqiri gjatë ndeshjes kundër Serbisë (Foto: Getty Images)

Fitorja e Përfaqësueses së Zvicrës fitoi me rezultat 1-2 ndaj asaj të Serbisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Kjo fitore vazhdon të jetë teme e mediave botërore, e posaçërisht ato shqiptare.

Xherdan Shaqiri ishte lojtari i ndeshjes dhe pas takimit ai foli shkurt për rrjedhën e takimit.

“Lojtarët që kemi ne luajnë në top skuadrat evropiane”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes, shkruan Marca.

“Pavarësisht se ishim në disavantazh, ne qëndruam të qetë dhe ko është diçka që nuk do arrinim dy vite më parë”.

Lexo po ashtu Shaqiri pjesë e formacionit të ditës së nëntë të Botërorit

“Kemi treguar se jemi rritur, qëndruam së bashku dhe luajtëm si skuadër”, shtoi Shaqiri.

Ndeshja e ardhshme e Zvicrës është kundër Kosta Rikës. /Telegrafi/