Telegrafi

Shaqiri protagonist në fitoren e Zvicrës (Video)

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa Fiodor Cernych i kaloi lituanezët në epërsi në fraksionin e dytë (65’).

Mirëpo, shumë shpejt u barazua rezultati me golin e Josip Drmic (69’).

Presioni dhe rastet e shumta të zviceranëve u konkretizuan me golin e Xherdan Shaqirit, i cili rezultoi edhe goli i fitores (84’).

Zvicra numëron 12 pikë dhe është në vend të dytë në Grupin E, me pesë pikë prapa Anglisë që është lider.

Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri luajtën nga minuta e arë në këtë sfidë, ndërsa Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili u inkuadruan në pjesën e dytë. /Telegrafi/