Telegrafi

Shaqiri: Përgatitjet po ecin mirë, Gjilani lufton për kreun e renditjes

Filonit Shaqiri është një nga lojtarët e njohur që i është bashkuar Gjilanit në këtë afat kalimtar.

Mesfushori thotë se përgatitjet po ecin mjaftë mirë edhe pse janë të ngarkuar me dy herë në ditë.

“Përgatitjet po ecin mjaftë mirë. Kemi punuar dy herë në ditë sa kemi qenë në Kosovë”.

“Kemi vazhduar në të njëjtin ritëm edhe në përgatitjet që jemi duke i bërë në Mavrovë me dy herë në ditë”.

“Ekipi po komponohet dita e ditës dhe shpresojmë që rezultati i punës së madhe nga trajneri Arnbor Morina të jep sukses”.

“Qëllimi ynë është që të jemi sa më lartë në renditje”, ka thënë Shaqiri për Telegrafin.

Lojtari ka lënë Llapin që ta bashkohet me Gjilanin. /Telegrafi/