Site icon Telegrafi

Shaqiri nuk shkon te Galata

Skuadra të shumta janë të interesuara për shërbimet mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, mes tyre edhe gjiganti turk, Galatasaray. Mirëpo, përmes një komunikate për media është bërë e ditur se 20-vjeçari nuk do të kalojë në Stamboll.

“Bisedimet me futbollistin profesionist, Xherdan Shaqiri, që filluan më 23 janar, kanë përfunduar, dhe ne nuk kemi arritur marrëveshje me lojtarin, apo klubin e tij”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Galatas, Ali Durust, ka bërë të ditur se negociatat kanë dështuar për arsye financiare./Telegrafi/

Exit mobile version