Telegrafi

Shaqiri nuk ndalet, shënon edhe ndaj Newcastles

Momenti i golit të Xherdan Shaqirit ndaj Newcastle Unitedit (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Newcastle Unitedit në ndeshjen në kuadër të Ligës Premier.

Këtë herë për 3-0 shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 79-të, shqiptari shënoi lehtësisht në Anfield në stilin e një sulmuesi zone.

Ky është goli i gjashtë i anësorit, por ai ka dhuruar edhe dy asistime në kampionatin elitar anglez.

Vlen të theksohet se 27-vjeçari është aktualisht heroi i Reds pasi shënoi dy gola në fitoren 3-1 në derbin ndaj Manchester Unitedit. /Telegrafi/

https://twitter.com/Liverpool_FC_ES/status/1077967057382137856

https://twitter.com/MartimRFGoles/status/1077967249594560517