Site icon Telegrafi

Shaqiri: Nuk kam problem me asnjë gjuhë

Aktivistja Nora Shaqiri në një emision debativ në TV Nova, deklaroi se nuk e ka problem të mësojë asnjë gjuhë dhe se nuk do t’i pengonte dygjuhësia në vendin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjuha maqedonase është gjuha e këtij vendi, por çdo gjuhë tjetër për mua është e pranueshme ta mësoj, pa dallim a është shqip, serbisht, ose turqisht. Por ne nuk harrojmë se cila është gjuha e këtij vendi”, deklaroi Shaqiri.

Ajo gjithashtu tha se gjithë probelmet tejkalohen me bisedim dhe kokë të ftohtë dhe theksoi se nëse duam që ky shtet të jetë më i mirë duhet të punojmë së bashku./Telegrafi/

Exit mobile version