Telegrafi

Shaqiri në formacionin e javës në Ligën Premier (Foto)

Portali më i madh sportiv, Goal.com ka publikuar formacionin e javës së 28-të në Ligën Premier.

Vend në 11-shen e javës ka zënë edhe mesfushori shqiptar me tipare sulmuese i Stoke City, Xherdan Shaqiri.

Në formacionin e javës më së shumti lojtar ka Liverpooli, kjo në saje të fitores bindëse prej 3:0 kundër Manchester Cityt. Firminho, Lallana dhe Clyne përfaqësojnë The Reds.

Në këtë formacion nuk gjendet asnjë lojtar nga ekipet pretendente për titullin e kampionit, përkatësisht Arsenali dhe Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/