Site icon Telegrafi

Shaqiri: Ndrecaj, Rizaj dhe të tjerët janë vrarë pasi janë dorëzuar (Video)

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, është paraqitur i dyshuari i rastit të Kumanovës Sulejman Sula, ai u ekstradua nga Kosova në Maqedoni para katër muajve.

Njëri nga pjesëtarët e Grupit të Armatosur, Sulejman Osmani, i njohur si “Sula”, i cili ka qenë pjesëmarrës në betejën e Kumanovës, por që deklaron se ka arritur t’ju ikë policisë maqedonase pas dorëzimit të grupit. Pas arrestimit ai ishte detyruar të tregonte vendin e fshehjes së armëve në Goshincë ku më pastaj kishte ikur maleve. Pas ikjes nga policia Sulejman Osmanit, i merret dëshmia nga ish deputeti dhe komandanti i luftës Xhezair Shaqiri.

“Unë e kam marrë deklaratën me të vetmin qëllim se e dija se maqedonasit, do t’i vrasin disa nga grupi. Ai më deklaron se Mirsadi, Begu dhe të tjerët janë dorëzuar dhe pas disa ditëve, dalin se janë vrarë. Unë në fshatin Letënic të komunës së Vitisë, ai ka qenë i strehuar. Më është dashur dy ditë e kam intervistuar asgjë nuk kam përfituar nga kjo por kam dashur t’i tregoj opinionit se Ali Ahmeti, ka hy dorëzan nëpërmjet forcave maqedonase, janë dorëzuar gjallë që nëse vriten këto djem të jep llogari dikush, ky ishte qëllimi jem”, tha Xhezair Shaqiri, ish deputet.

Në gjykatë Osmani ka kërkuar që si dëshmitarë të dalin edhe politikanë si: Ali Ahmeti, Artan Grubi, Ejup Halili, Musa Xhaferi, Zemri Qamili, Arif Hasani, Shenasi Memedi, Nimetulla Abdullai, Sadulla Duraku, Sasho Mijallkovi, Mitko Çavkovi, Gordana Jankuloska, Stojançe Angellov dhe Besim Behari./Telegrafi/

Exit mobile version