Xherdan Shaqiri ka sugjeruar ekipin e tij që të ‘kopjoj’ mentalitetin e ish-skuadrës së tij, Bayern Munichut, për të luajtur vetëm për të fituar titullin.
Ylli me prejardhje shqiptare mendon se skuadra e tij aktuale duhet të marrë mësim nga gjigantët gjerman të Bayernit për mënyrën e mentalitetit.
“Liverpooli duhet të ketë qëllim për të luajtur për tituj”, ka thënë fillimisht Shaqiri para gazetarëve përpara ndeshjes të së shtunës me Tottenhamin.
“Ne jemi një ekip i madh – ekipet e mëdha duhet të kenë qëllimin për të fituar tituj”.
“Është e vështirë në Ligën Premier sepse ju keni shumë ekipe të mëdha, kështu që konkurrenca është e madhe. Ju duhet të keni një sezon vërtet të mirë për të konkurruar”.
“Në Bayern ata kanë mentalitetin për të fituar vetëm tituj. Liverpooli është një nga ekipet më të mëdha në botë”.
“Vitin e kaluar ata patën një vit shumë të mirë, fatkeqësisht ata nuk fituan një titull, por tani ne do të përpiqemi të bëjmë një hap përpara dhe të fitojmë çmimet, ky është qëllimi më i rëndësishëm tani”.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort, jemi ende një ekip i ri. Çdo lojtar dëshiron të përparoj dhe të përpiqet të jetë më i mirë dhe të ndihmojë këtë klub të madh që të jetë i suksesshëm”.
“Për të qenë i suksesshëm ju duhet të luani për tituj. Ky duhet të jetë qëllimi ynë”, përfundoi ylli me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/