Telegrafi

Shaqiri lihet jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas në Beograd

Xherdan Shaqiri duke festuar golin ndaj Cardiff Cityt (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pas raportimeve se Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë me skuadrën e Liverpoolit në Beograd për ndeshjen kundër Crvena Zvezdes, tani vjen edhe konfirmimi zyrtar.

Skuadra e Liverpoolit ka publikuar listën e plotë të lojtarëve që do të luajë në ndeshjen në fjalë e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve:

Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Alisson, Sturridge, Moreno, Lallana, Mignolet, Robertson, Origi, Solanke, Matip, Kelleher, Alexander-Arnold.

Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Arsenalit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Edhe pse Shaqiri ka qenë fantastik në ndeshjet e fundit me Reds, trajneri Jurgen Klopp ka preferuar që ai mos të udhëtojë në Beograd për arsye sigurie.

Kjo për shkak të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe festimit të Xherdanit te golit i tij me Zvicrën ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Skuadra angleze dëshiron të fokusohet vetëm te futbollit dhe mos të brengoset për incidentet e mundshme.

Liverpooli është favorit për të fituar këtë ndeshje pasi fitorja do ia mundësonte vazhdimin në vendin e parë në grup. /Telegrafi/