Telegrafi

Shaqiri kërkon fitore ndaj Dritës: Do ta ndjekim titullin deri në fund

Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë, Filonit Shaqiri është gati për përballjen e radhës me Llapin.

Skuadra e tij do të jetë nikoqire e Dritës e cila nuk po kalon momente të mira këtë edicion.

Llapi ka ditur të mposhtë shumë skuadra me emër këtë edicion, ndërsa sipas Shaqirit për fitore futen edhe ndaj Dritës.

“Kemi punuar shumë gjatë këtij pushimi ku luajtën Përfaqësueset. Jemi të gatshëm për duelin e radhës ndaj Dritës dhe besoj se do të triumfojmë”.

“Jemi në një pozitë që nuk na lejohet të bëjmë gabime ndaj asnjë skuadre dhe kërkojmë vetëm fitore për të vazhduar drejt titullit të kampionit”, deklaroi Shaqiri për Telegrafin.

Filonit Shaqiri (15) në një duel me dy futbollistët e Drenicës

Gjilanasi ka qenë ndër pikat kryesore të Llapit në mesfushë duke ndërprerë shumë aksione dhe duke ndërtuar shumë tjerë.

“Llapi ka potencial për ta fituar titullin e kampionit dhe besoj se nëse vazhdojmë me këtë formë në fund do të triumfojmë dhe do të shkojmë në Evropë”, përfundoi Shaqiri.

Llapi e kishte mposhtur Dritën edhe në javën e tretë këtë edicion me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga Berat Hyseni.

Pas 13 javëve, Llapi renditët në pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë të tubuara, gjashtë më pak se lideri Trepça ’89. /Telegrafi/