Telegrafi

Shaqiri: Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Salas

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është i fundit që ka kujtuar sulmuesin e ndjerë argjentinas, Emiliano Sala.

Gjatë mbrëmjes së mërkurë është konfirmuar se trupi i gjetur nën rrënojat e aeroplanit i përket sulmuesit argjentinas.

Ky konfirmim i vdekjes së tij ka pikëlluar të gjithë botën e futbollit, të cilët kanë shfrytëzuar mediat sociale për të shprehur ngushëllim në drejtim të familjarëve dhe shokëve të tij.

Lexo po ashtu "Gjithmonë në mendimet tona" - Bota e futbollit nderon Emiliano Salan pasi trupi i tij gjendet i vdekur në rrënojat e aeroplanit

I fundit që ka bërë një gjë të tillë është sulmuesi shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

“Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Emiliano Sala”.

“Familja ime dhe unë dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe miqve të tij”.

Lexo po ashtu Nantes pensionon fanellën me numër 9 në shenjë nderimi për Emiliano Sala

“Mendimet tona janë gjithashtu me familjen e pilotit David ibbotson”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe, Sala ishte i zhdukur nga data 21 janar pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Nantes në Cardiff u zhduk nga radarët në vendin e njohur si Kanali Anglez. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Motra e sulmuesit Sala vjen me postim prekës: Shpirti yt do të shndrit përgjithmonë në shpirtin tim, të dua Tito