Telegrafi

Shaqiri ia dhuroi presidentes një fanellë

Jahjaga e përgëzoi Shaqirin për lojën dhe shpirtin sportiv që po e tregon në fushën e futbollit. Ajo tha se të rinjtë nga Kosova kanë treguar vlerat e tyre kudo në botë, në të gjitha fushat dhe po dëshmojnë gjithë talentin e tyre në të gjitha fushat e jetës.

Sportisti me prejardhje nga Kosova, i cili në takim ishte bashkë me familjarët, e falënderoi presidenten për pritjen dhe për mbështetjen që po i jep sportit dhe të rinjve në përgjithësi në punën e tyre.

Xherdani në shenjë respekti ia dhuroi presidentes simbolikisht një fanellë të tij me të cilën paraqitet në ekipin e Bayernit. /Telegrafi/