Site icon Telegrafi

Shaqiri i dëshiron tre titujt

Anësori shqiptar me pasaportë zvicerane nga vera e ardhshme do të luajë për bavarezët, ndërsa shpreson që në sezonin e ri të lë përshtypje në Allianz Arena.

“Dua ta fitoj tripletën me Bayernin”, ka thënë Shaqiri për Sport1.

Edhe pse është i vetëdijshëm që duhet të konkurrojë me emra, si Thomas Mueller, Toni Kroos, Franck Ribery e Arjen Robben, për një vend në formacionin bazë, ai thotë se është i gatshëm për sfida.

“Pavarësisht se ku shkon, gjithmonë ka konkurrencë- dhe e njëjta është edhe te Bayerni”, ka pohuar 20-vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version