Telegrafi

Shaqiri fut në ‘luftë’ dy trajnerë të njohur

Xherdan Shaqiri është bërë objektiv i dy trajnerëve të njohur të futbollit evropian.

Kohë më parë ishte Otmar Hitzfeld që deklaroi se Stoke City është një skuadër monotone.

Zvicerani shpreson që Stoke të shërbejë si trampolinë për Shaqirin të shkojë tek ndonjë ekip më e madhe angleze.

Ndërkohë kritikave të Hitzfeld, iu ka përgjigjur trajneri aktual i Stoke City, Mark Hughes.

Mediat angleze kanë shkruar se kjo është një ‘luftë’ me deklarata midis dy trajnerëve.

“Hitzfeld duhet të vijë në stadium dhe ta shikojë nga afër lojën tonë pasi nuk është e mërzitshme siç ka thënë ai”, deklaroi Hughes.

“Shaqirit është duke i pëlqyer loja jonë dhe ai është i lumtur që është pjesë e Stoke City”, vazhdoi tutje Hughes.

“Trajneri zviceran është dashur të flasë me Shaqirin para se t’i jepte këto deklarata. E ftoj të vijë t’i shikojë ndeshjet tona për të parë se është gabim”, përfundoi Hughes.

Mbetet të shihet se si do t’i kundërpërgjigjet kësaj deklarate Hitzfeld. /Telegrafi/