Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka thënë se ndihet i lumtur te Liverpooli dhe nuk e mendon largimin nga Anfield.
Shaqiri mezi është paraqitur për Liverpoolin këtë sezon, shkaku edhe i lëndimit – por ai insiston që nuk po shkon askund.
“Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë fillimisht Shaqiri për mediat angleze.
“Mendoj se të gjithë mund ta shohin atë me mënyrën se si luajta. Kam një kontratë të gjatë dhe jam i përqendruar vetëm te Liverpooli”.
“Ka qenë një moment i vështirë për mua, por jam i ngazëllyer për të ardhmen”.
“Pse do të dëshiroja të largohem nga Liverpooli? Ky është një ekip special dhe ka shumë për të arritur këtu”, përfundoi gjilanasi.
Ish-ylli i Interit dhe Bayernit u kthye nga lëndimi pas një muaj jashtë fushave dhe shënoi në mesjavë në derbi ndaj Evertonit. /Telegrafi/