Në konferendcën për shtyp pas ndeshjes me Poloninë ku Zvicra u eleminua, Xherdan Shaqiri që shënoi atë gol spektakolar, ka mbrojtur patrotin dhe shokun e tij të skuadrës, Granit Xhaka për penalltinë që humbi.
Shaqiri ka thënë para gazetare se :çdokush mund ta humb penalltinë dhe ai do të jetë lojtari ynë kryesor në kampionatin botëror”.
Xhaka gaboi nga penalltia qe Zvicra u eleminua nga Polonia.
Polakët triumfuan 5:4 në penallti, paraprakisht takimi edhe pas vazhdimeve kishte përfunduar 1:1. /Telegrafi/