Site icon Telegrafi

Shaqiri flet për kritikat e Adamit: E ka nga xhelozia – unë shënoja gola në ndeshje të vështira, ai merrte kartonë të kuq 

Xherdan Shaqiri ka vendosur të flas rreth kritikave të ish-bashkëlojtarit të tij, Charlie Adam, me të cilin djersitën së bashku fanellën e Stoke Cityt. 

Stoke City përfundoi sezonin e fundit në Ligën Premier në tri pozitat e fundit dhe humbi mundësinë për të mbetur në elitë edhe për një sezon.

Pas rënies nga kategoria, kapiteni i ekipit, Adam, doli hapur me disa kritika ndaj yllit me prejardhje shqiptare, Shaqirit, duke e fajësuar për dështimin e skuadrës.

Lexo po ashtu Charlie Adam: Shaqiri ishte një ndër fajtorët për dështimin e Stoke Cityt

Tani pas një kohë relativisht të gjatë, Shaqiri është kthyer të flas për ish-bashkëlojtarin e tij, të cilit ia ktheu kritikat me të njëjtën monedhë.

Adam dhe Shaqiri gjatë kohës së tyre te Stoke City

“Mendoj se kjo është vetëm nga frustrimi ndoshta ose nga xhelozia, sepse kam pasur një lëvizje të mirë [te Liverpooli]”, ka thënë fillimisht Shaqiri për Evening Standard.

Shaqiri gjatë intervistës së tij për Evening Standard

“Isha i befasuar që ai foli ashtu për mua, por ndonjëherë është karakteri i një lojtari ai që flet”.

Lexo po ashtu Ish-trajneri i Stoke Cityt, Lambert: Ishim me fat që patëm Shaqirin, nuk kam pasur asnjë problem me të

“Unë e di që ajo që tha ishte krejtësisht e gabuar sepse në atë kohë kur unë luaja atje – sidomos kur kohët ishin të vështira – isha aty dhe shënova shumë gola”.

“Isha një nga të vetmit që ndihmuan ekipin me gola në ndeshje të vështira dhe ai ishte ai djali i cili mori kartonin e kuq në ndeshje të rëndësishme (kundër Everton) dhe humbi një penallti (kundër Brighton)”, përfundoi ylli shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version