Anësori i Stok Cityt, Xherdan Shaqiri, në një intervistë të gjatë për Spox.com ka folur edhe për aventurën te Interi.
Shqiptari tregon si klubi italian i kishte premtuar një të ardhme të madhe, por kjo nuk fund nuk kishte ndodhur.
Ai ka folur për pritjen në aeroport, jetën në Milano, futbollin italian, por edhe për një ngjarje interesante gjatë stërvitjes që atij nuk i kishte ndodhur me parë.
“Interi ishte përpjekur më shumë për mua, më kishte premtuar një Inter të ri. Në Bundesliga kisha fituar gjithçka. Pritja në Milano ishte më të vërtetë e çmendur, rojet e sigurisë pothuajse më mbytën, ishte një kaos dhe çdo gjë dukej sikur kishte dal nga kontrolli”, ka thënë Shaqiri i mahnitur me pritjen.
“Jetesa ishte e shkëlqyer, ndoshta ishin gjashtë muajt më të mirë në jetën time. Qendra sportive në Como ishte e në afërtës të Zvicrës, por nuk më pëlqen futbolli italian. Është shumë i ngadaltë, por shumë taktik dhe ishte e vështirë për të sjellë shpërthimin tim në fushë”.
“Një herë gjatë një stërvitje kam gjuajtur 200 gjuajte në portë përgjatë dy orëve, sa me këmbën e majtë, e sa më të djathtën. Nuk e kisha bërë një gjë të tillë më parë”, ka shtuar Shaqiri.
25-vjeçari nga Gjilani po ashtu ka thënë se nuk kishte asnjë problem me trajnerin Roberto Mancini. /Telegrafi/