Xherdan Shaqiri ka bërë një debutim spektakolar me skuadrën e tij të re Liverpool.
Mesfushori nga Kosova u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë ndaj rivalëve të The Reds, Manchester United.
Liverpool shënoi fitore të thellë 1-4, por e gjitha ndodhi në pjesën e dytë pasi pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1.
Inkuadrimi i Shaqirit solli freski tek skuadra, pasi gjilanasi fillimisht asistoi për Daniel Sturridge e pastaj shënoi një gol të jashtëzakonshëm me gërshërë.
😉😉 @XS_11official pic.twitter.com/59CenP5NgQ
— Liverpool FC (@LFC) July 28, 2018
“Është një ditë e mrekullueshme për mua”, tha fillimisht Shaqiri për LFCTV.
“Ky është një ekip i shkëlqyer me lojtarë të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”.
What a way to score your first #LFC goal! 😱 😱 😱#LFCPreSeason #ICC2018 pic.twitter.com/Rp4A9dmkz0
— Liverpool FC (@LFC) July 28, 2018
Tutje Xherdani foli edhe për golin e shënuar ndaj Djajve të Kuq.
“Unë gjithmonë shënoj kësi gola në stërvitje pasi më pëlqen të gjuaj kështu”.
“Është një gol i mrekullueshëm, por më mahnitëse e bënë gjëja që luaj për këtë klub. Jam shumë i lumtur”, tha Shaqiri.
26-vjeçari tha se qëllimi i tij është ta luaj lojën e tij pasi ka shumë përvojë.
“Krejt çfarë dua është të tregojë lojën time, të luaj futbollin që di”.
“Kam shumë përvojë dhe dëshiroj ta ndihmoj këtë ekip të shkoj përpara. Jam me të vërtetë i lumtur për golin që gëzoi tifozët”, përfundoi Shaqiri pas ndeshjes për televizionin e Liverpoolit, LFCTV.
https://www.youtube.com/watch?v=4dfqiexstqY
Me ndeshjen ndaj Manchester United, Liverpooli përfundoi turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndeshja e radhës miqësore për skuadrën e Jurgen Klopp është më 4 gusht ndaj Napolit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bdihLJRRENQ