Telegrafi

Shaqiri fiton penallti, Zvicra në epërsi ndaj Irlandës (Video)

Përfaqësuesja e Zvicrës ka zhbllokuar rezultatin në përballe me Irlandën Veriore.

Ishte minuta e 57-të e ndeshjes kur ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri fitoi një penallti.

Goditjen e Shaqirit e preku me dorë mbrojtësi Evans dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e 11 metërshit i saktë ishte mbrojtësi i majtë i Milanit, Ricardo Rodriguez.

Pas kësaj epërsie, Zvicra tani ka më të lehtë të dalë me rezultat pozitiv nga ballafaqimi me Irlandën. /Telegrafi/