Përfaqësuesja e Zvicrës ka zhbllokuar rezultatin në përballe me Irlandën Veriore.
Ishte minuta e 57-të e ndeshjes kur ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri fitoi një penallti.
Goditjen e Shaqirit e preku me dorë mbrojtësi Evans dhe gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e 11 metërshit i saktë ishte mbrojtësi i majtë i Milanit, Ricardo Rodriguez.
Pas kësaj epërsie, Zvicra tani ka më të lehtë të dalë me rezultat pozitiv nga ballafaqimi me Irlandën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yl7dPaGQSiY