Telegrafi

Shaqiri: Ëndrra ime është të fitoj titullin e Ligës Premier me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Xherdan Shaqiri ka thënë se është ëndrra e tij është për të ndihmuar Liverpoolin të përfundojë ‘agjërimin’ 30-vjeçar për titullin dhe ta rikthejë kurorën angleze në Anfield.

Skuadra e Jurgen Klopp vazhdon të bëjë përparim mbresëlënës në përpjekjen e tyre për të siguruar trofeun e Ligës Premier në sezonin 2019-20.

Reds mbeten të pamposhtur pas 15 ndeshjeve këtë sezon, dhe fitorja 5-2 në derbi ndaj Evertonit të mërkurën pa që ata mbajnë një epërsi prej tetë pikësh me ndjekësit.

Lexo po ashtu Xherdan Shaqiri i lumtur me rikthimin dhe fitoren

Reprezentuesi zviceran u kthye nga lëndimi dhe ndihmoi ekipin duke shënuar njërin nga golat.

“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj titullin me këtë klub dhe t’ia dhuroj tifozëve. Kështu që ne do të provojmë gjithçka”.

Festa e Shaqirit pas golit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Ne duhet të përqendrohemi në fushë, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojmë shumë çdo ditë”.

“Nëse fitojmë, do të jetë e mahnitshme, por kemi akoma një rrugë të gjatë për të bërë”, ka thënë Shaqiri për BBC Sport. /Telegrafi/