Telegrafi

Tri skuadra gjermane të gatshme për ta paguar klauzolën e Shaqirit

STOKE ON TRENT, ENGLAND - DECEMBER 02: Xherdan Shaqiri of Stoke City celebrates victory after the Premier League match between Stoke City and Swansea City at Bet365 Stadium on December 2, 2017 in Stoke on Trent, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Xherdan Shaqiri ka rënë nga elita e futbollit anglez me skuadrën e tij Stoke City.

Ylli nga Kosova do të largohet nga klubi i njohur anglez pas rënies në Championship.

Shaqiri ka një klauzolë largimi nga Stoke prej 14,5 milionë euro.

Por për gjilanasin mund të ketë një rikthim në kampionatin gjerman Bundesliga.

Borussia Dortmund mbetet skuadra favorite në Gjermani për transferimin e Xherdanit.

Por së fundmi në garë është futur fuqishëm edhe finalisti i Kupës së Gjermanisë, Eintracht Frankfurt.

Xherdan Shaqiri (Getty Images)

Sipas mediave gjermane, Frankfurt është gati të paguaj klauzolën prej 14,5 milionë euro për transferimin e Xherdanit.

Klubi gjerman po tenton ta bind tani gjilanasin për rikthim në Bundesliga.

Gjithsesi në Gjermani, Shaqiri mbetet objektiv edhe i skuadrës së Hoffenheim.

Ndërkohë në Angli, 26-vjeçari po kërkohet nga Everton, Southampton, Newcastle United dhe Huddersfield. /Telegrafi/