Site icon Telegrafi

Shaqiri dhe Embolo realizojnë gola të bukur, Zvicra po barazon pas 45 minutave të parë

Kanë përfunduar 45 minutat e para në sfidën Zvicër – serbi.

Ka qenë një pjesë e parë spektakolare që është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.

Xherdani i Kosovës, ishte i pari që hapi serinë e golave duke shënuar një gol fantastik në minutën e 20-të për 1-0.

Serbët realizuan dy gola të shpejtë për të kaluar përkohësisht në epërsi.

Por në minutën e 44-të sfida u barazua me Breel Embolon që u gjet bukur në zonë pas asistimit nga Widmer për 2-2.

Festa e Xherdanit është ajo që bëri bujë të madhe, pasi gjilanasi iu tha tifozëve të heshtnin dhe iu tregoi mbiemrin e tij shqiptar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version