Liverpooli fitoi derbin ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1, vendimtar në fitoren e Reds u tregua Xherdan Shaqiri.
Shqiptari u fut në lojë në minutën e 70-të dhe brenda dhjetë minutave shënoi dy gola për skuadrën e Jurgen Klopp.
Kështu anësori nga Gjilani në fund u zgjodh ‘Lojtari i ndeshjes’, çmim që në Ligën Premier ndahet nga Sky Sport.
Për këtë sezon pjesë e mediumit të njohur anglez janë edhe legjendat e futbollit anglez, Jamie Carragher dhe Gary Neville.
Ky i fundit ka qenë një nga kritikuesit më të mëdhenj të Shaqirit në vitet e fundit, por shqiptari me formën e mirë ka bërë që legjenda e Unitedit t’i bie pishman për komentet e ashprat ndaj ish-yllit të Stoke Cityt.
Sky kishte caktuar Neville që t’ia dorëzonte Shaqirit çmimin për më të mirin e ndeshjes, por 43-vjeçari kishte refuzuar dhe në vend të tij doli Carragher. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e zbuloi gjithë këtë në shaka, kurse Shaqiri teksa mori çmimin ia ktheu: “Përshëndete nga ana ime”.
Xherdani këtë sezon në Ligën Premier ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 627 minuta lojë. /Telegrafi/
"@GNev2 was going to give it to you but he didn't want to come down and face you." 🤣
A bit of mischief from @Carra23 as he presents @XS_11official with his Man of the Match award! 🏅
Watch live reaction to @LFC's win on Sky Sports PL now or follow: https://t.co/YwmHFU1OHx pic.twitter.com/iQoruDdd7r
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) December 16, 2018