Site icon Telegrafi

Shaqiri bëhet i gjallë, uron Zvicrën e jo Kosovën (Foto)

Xherdan Shaqiri nuk do të mund të ndihmojë Zvicrën në fushë ndaj kampionëve evropian të Portugalisë.

Por djaloshi nga Zhegra e Gjilani, në Instagram i ka dëshiruar sukses përfaqësueses së tij, për ndeshjen ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

“Shumë fat për vëllezërit e mi sonte ndaj Portugalisë”, ka shkruar Shaqiri në Instagram, përcjell Lajmi.net.

Por, një urim të tillë Shaqiri se ka bërë edhe për Kosovën, vendin e tij të prejardhjes, të cilin në intervista të shumta për mediet ndërkombëtare, ka deklaruar se donë shumë.

Kosova dje regjistroi debutimin ndërkombëtar, duke zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botërorë, duke magjepsur në Turku ndaj Finlandës, në ndeshjen që përfundoi 1:1.

Kosovën se ka uruar as Granit Xhaka.

Exit mobile version