Site icon Telegrafi

Shaqiri barazon rekordin e Ronaldos – ka shënuar në tri kampionate të mëdha radhazi

Janë vetëm 3 futbollistë që kanë shënuar radhazi në Kupën e Botës 2014, Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018.

Mes tyre është edhe një prej shqiptarëve, Xherdan Shaqiri, i cili ju bashkëngjit kësaj liste me golin e shënuar në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Serbisë

Nuk ka dyshim që një prej vendeve e ka portugezi Cristiano Ronaldo në radhët e Portugalisë, duke qenë gjithnjë protagonist në aktivitete kaq madhore.

Me shumë fat ka qenë padyshim edhe Romelu Lukaku me Belgjikën, që nuk ka munguar të gjejë rrugën e rrjetës në të tre aktivitetet.

Festimi i madh i Shaqirit pas golit të fitores. (Getty Images)

Të njëjtin shkëlqim e ka dhe Xherdan Shaqiri, që në vitin 2014 shënoi 3 gola në fitoren me Hondurasin në grup.

Në Euro 2016, Shaqiri shënoi golin e barazimit 1-1 me Poloninë, ndërsa më pas Zvicra humbi me 11-metërsha.

Dhe më i bukur ishte padyshim goli ndaj Serbisë, në fundin e një ndeshjeje epike, ndërsa më parë kishte shënuar edhe shqiptari tjetër Granit Xhaka. /Kp/

Exit mobile version