Kryesuesi i Komisionit Komunal, Avdyl Aliu, kishte propozuar që ylli i futbollit botëror me prejardhje nga Zhegra, Xherdan Shaqiri të bëhet anëtar nderi i këtij Këshilli.
Në njoftim thuhet se me numër rekord të pjesëmarrësve me anë të votimit është zgjedhur edhe kryetari i Këshillit, Shemsedin Elezi.
Gjithashtu, është shprehur edhe dëshira që këto zgjedhje të jenë të fundit nën organizimin e Komunës së Gjilanit, që në të ardhmen Gjilani dhe Zhegra të jenë si dy komuna fqinje e të kenë marrëdhënie të veçanta.
Kurse gjatë ditës së djeshme, Zhegra ka zgjedhur Këshillin lokal në të cilin përfshihen fshatrat: Demiraj, Haxhaj, Kurexh, Terziaj dhe Selishtë.
Ndërsa, sot do të konstituohet Këshilli lokal i fshatit Livoç i Ulët, i cili mbahet në ora 17:00. /KP/Telegrafi/